-0.4 C
Mitrovice
E enjte, 22 Janar, 2026
spot_img

Selmanaj i nevrikosur me Abdixhikun: Turri për ta takuar Osmanin është turr për ta rrëzuar LDK-në, Vjosa e Albini janë të dëmshëm

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se çdo përpjekje për ta nda apo diferencuar Osmanin nga Kurti dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferuar mashtrueshëm votën tek projekti i këtij binomi të dëmshëm politik.

Sipas Selmanajt, “Turri dhe vrapi” për ta takuar Osmanin, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK-në dhe dinjitetin e 110 mijë votuesve të saj.



Postimi i tij i plotë në Facebook:

Çdo përpjekje për ta nda apo diferencu Vjosen nga Albini dhe Vetëvendosja, është përpjekje për ta transferu mashtrueshëm votën tek projekti i këtij binomi të dëmshëm politik.

“ Turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosen, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK dhe dinjitetin e 110 mijë votuesve QËNDRESTARË të saj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT