Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë është gjetur një person i vdekur, shkruan Gazeta Metro.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se, në banesë e kishte gjetur viktimën të shtrirë në tokë pa vetëdije.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.
Lidhur me rasti është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Jakov Xoxa” rreth orës 13:30. /gazetametro.net



