17 C
Mitrovice
E martë, 24 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Periudha më e kënaqshme në jetën time është me Kosovën, thotë Challandes

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se atë që e ka arritur me Kosovën deri tash nuk e quan sukses. “Unë e quaj kënaqësi”, ka thënë ai para gazetarëve, njofton Klan Kosova.

“Kënaqem me këtë ekip, me këtë vend me këtë punë. Është periudha më e kënaqshme në jetën time si trajner. Nuk ka qenë gjithmonë kështu”. “Kur e kam zgjedhur Kosovën në Zvicër ka pasur skeptikë, pse shkove te Kosova? Por kam shpjeguar se kam studiuar lojtarët dhe ata kanë potencial dhe më pas më kanë thënë se ka qenë zgjedhje e duhur”.

Zvicerani ka thënë se njëra ndër pikat e forta të Kosovës është mentaliteti. Kundër Çekisë sipas tij do të mjaftonte që nxirrej një rezultat minimal, 0:1, 1:2, duke shtuar se nuk parapëlqen që të parashikojë rezultat. Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se atë që e ka arritur me Kosovën deri tash nuk e quan sukses. “Unë e quaj kënaqësi”, ka thënë ai para gazetarëve, njofton Klan Kosova.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT