Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka thënë se ata nuk i votojnë Vjosa Osmanin për Presidente dhe nuk i’a bëjnë kuorumin.
Ai tha se nuk është e udhës që tri pushtetet të koncetrohen në dorën e një personi.
“Aleanca nuk e voton presidenten, nuk i bënë kuorum, nuk marrim pjesë”, tha Haradinaj në Debat Plus të RTV Dukagjinit.
Tutje ai tha se çfarë kanë folur në takimin Kurti-Osmani.
“Nuk na kanë kërku as vota as kuorumi. Pas dëshirës se ata nuk duan të ndajnë përgjegjësi e kam pa të udhës t’iu them se nuk është në rregull se koncetrimi i tri pushteteve në një dorë” tha Haradinaj.




