Rritja e rasteve të reja me koronavirus në Kosovë nuk ka të ndalur, shkruan Mitrovica SOT.
Sipas raportit të IKSHPK-së për 24 orët e fundit, janë shënuar 704 raste të reja me koronavirus.
E qyteti ku koronavirusi është përshkallëzuar është edhe ai i Mitrovicës, me 43 raste të në 24 orët e fundit. Nga Mitrovica po ashtu është shënuar edhe 1 rast i vdekjes nga koronavirusi.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 265 raste, Prizren 64 raste, Pejë 44 raste, Mitrovicë 43 raste, Gjilan 37 raste, Ferizaj 31 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Gjakovë 31 raste, Podujevë 25 raste, Obiliq 24 raste, Kamenicë 20 raste, Skenderaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Suharekë 9 raste, Klinë 8 raste, Istog 7 raste, Rahovec 7 raste, Shtime 7 raste, Drenas 4 raste, Viti 4 raste, Dragash 3 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Graçanicë 2 raste, Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan dhe Novobërdë”, përfundon njoftimi nga IKSHPK.
Ndryshe, numri i rasteve për 24 orët e fundit në Mitrovicë është vazhdimësi e numrit të madh të rasteve javëve t fundit.




