-0.7 C
Mitrovice
E enjte, 22 Janar, 2026
spot_img

U gjet i lënduar në Strellc, vdes ish-drejtori i Shëndetësisë në Deçan

Një person është gjetur i lënduar në orët e para të mëngjesit në malet e Strellcit në Deçan.

Në media raportohet se bëhet fjalë për drejtorin e Shëndetësisë për dy mandate në Komunën e Deçanit, Mustafë Hasanaj.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Po sot rreth orës 07:55, policia është informuar se në fshatin Strellcë i Ulët në Deçan është një person i lënduar. Patrulla policore ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu ekipi mjekësore dhe sipas tyre ai rreth orës 08:30 ai ka ndërruar jetë. Njësiti është duke u marr me rastin dhe këto janë informatat fillestare për fillim”, kanë thënë nga Policia për Reporterin.



Vdekja e Hasanajt është konfrimuar edhe nga komuna e Deçanit.

Për rastin ka shkruar ish-kryetari i kësaj komune Rasim Selmanaj.

Ai tha se Hasanaj është ndarë tragjikisht nga jeta.



“Tragjikisht është ndarë nga jeta Mustafë Hasanaj nga Strellci i Ulët! Për më shumë se një dekadë e kisha mik e bashkëpuntorë! Ai shquhej për ndershmëri, urtësi, sinqeritet mbi të gjitha ishte njeri me plotë kuptimin e fjalës! Per dy mandate kisha nderin ta emroj si drejtor në komunen e Deçanit. Ngushllime familjes,bashkëpuntorëve dhe farefisit. Një ndarje e hershme dhe e papritur! Lamtumirë miku im! U prehsh në paqe!”, ka shkruar Selmanaj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT