Pas publikimit të një lajmi në media që ish- lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri mund t’i bashkohet LDK-së së Lumir Abdixhikut, ka ardhur reagimi i vetë Ymerit.
Ai në emisionin Debag Plus në RTV Dukagjini e ka mohuar një raportim të tillë.
”Jo, nuk do të shkoj në LDK, do t’i qëndroj besnik Debat Plusir”, tha ai.
Në media po spekulohet se pos Ymerit, në LDK mund të shohim edhe disa ish- zyrtarë të larguar nga VV e PSD.
Ndryshe, Abdixhiku me të ardhur në krye të LDK-së i ka lënë 10-të vende të lira në Këshillin e Përgjithshëm, me qëllim zgjerimin e partisë






