-1.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 21 Janar, 2026
spot_img

Sot feston ditëlindjen e tij të 73-të Hazir Gashi, berberi më i vjetër i Mitrovicës

Profesioni i Berberit apo stilisti i flokëve është një profesion i artit, modës dhe dukjës, shkruan portali Mitrovica SOT.

Një Profesion jo i lehtë për t’u ushtruar. Përveç metodologjisë dhe njohurive të stilit të flokëve, Berberi duhet të zotërojë psikologjinë e komunikimit. Njerzit gjatë kohës së prerjës së flokëve shpalosin gjëra personale duke treguar histori të ndryshme, ata ndajnë gjëra personale duke patur besim dhe afërsi me Berberin.

Hazir Gashi që mbante mbishkrimin e sallonit të berberit gati për 50 vite ka bërë emër jo vetëm ne Mitrovicë po thuaja në tërë Kosovën. Vitet e 80 ishin të arta vinin myshterinjë nga Gjakova e Prizereni nga rrafshi i Dugagjinit dhe Drenica.

E donte profesionin dhe ishte shumë miqësor me klientët. Tani në Sallonin e modernizuar që udhëheq djali i tij Behari, Haziri ende eshtë aktiv në përgaditjen e gjeneratave të reja duke ju ofruar pervojën këshilluese mbi 50 vjeçare.

Tri gjenerata Baba, Djali dhe Nipi premtojnë atraktivitet dhe stil modern të prerjes së flokëve.

Respekt dhe mirënjohje.🏆👏./MitrovicaSOT

TË FUNDIT

TË FUNDIT