-2 C
Mitrovice
E mërkurë, 21 Janar, 2026
spot_img

Hoxhaj në takim me Kurtin ngrit 10 çështje kyçe: Tregon se cilat kanë qenë ato

Kryetari në detyrë I PDK’së, Enver Hoxhaj ka treguar se cilat ishin temat e takimit mes tij dhe Kurtin e Osmanit.

Hoxhaj, tha se ata diskutuan përreth një orë, për tema të ndryshme dhe kyçe.

E një nga to ishte edhe çasja e dhunshme që ka përcjellur çdo process nga VV’ja. Hoxhaj tha se ka pyetur Kurtin nëse përkrah dhunën e shprehur.

”Sa herë ka pasur procese zgjedhore ka pasur sulme, ne e kemi pyetur Kurtin a distancohet nga dhuna politike sepse këto gjëra nuk kanë ndodhur para 100 vitesh.



Së dyti meqë dialogu Kosovë-Serbi, dhe normalizimi i raporteve ëashtë prioritet për qeverinë e ardhshme, Kurti dhe LVV kanë thënë që pa kërkuar falje dhe pa I gjetur të pagjeturit nuk do ulen në takim me Beogradin.

Së treti, kanë pasur qëndrim që do ta anlojnë asociacionin me Komunat Serbe.

Së katërti, e kanë ngritur çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, dhe pyetja që është e rëndësishme është a do ta kthejnë kufirin në Zhleb dhe në Çakorr” tha Hoxhaj.

Në këtë takim u përmend edhe Marrëveshja e Washingtonit për të cilën Hoxhaj tha se ka pyetur Kurtin, nëse do e respektoj.



”A e respektojnë marrëveshjen e Washingtonit në tërësinë e saj. Dhe në këtë drejtim cili është qëndrimi për marrëveshjen e Mini-Shengenit, që ne PDK e kemi kundërshtuar, por edhe Kurti njësoj” shtoi Hoxhaj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT