Aktorja Natasha Klauss, që i ka dhënë jetë personazhit të “Saritës” në serialin e njohur “Pasionet e Fshehta”, e bukur dhe tërheqëse duket edhe sot si 45 vjeçare.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here publikon fotografi nga jeta e saj profesionale dhe personale.
“Pasionet e Fshehta” është një prej serialeve latino- amerikane që ka thyer rekordet e shikueshmërisë. Shikuesit e këtij seriali ende i mbajnë në mend tre vëllezërit Rejes dhe tri motrat Elizondo. Për publikun kosovar seriali u shfaq edhe përmes ekranit të RTV 21.






