Gazetari Valon Syla, ka imituar Lutfi Hazirin, pasi ky i fundit humbi garën përballë Lumir Abdixhikut për kryetar të Lidhjes demokratike të Kosovës.
Syla, teksa ka imituar Hazirin, ka thënë se në LDK nuk po paguhet konsistenca dhe se Abdixhiku e mori hazër partinë.
Madje, sipas tij, LDK ra pre e presionit të publikut dhe virusit të Vetëvendosjes.
“Ka kohë që në LDK nuk paguhet konsistenca, vazhdueshmëria e lojaliteti ajo që e bëmë me zotëri Mustafën. Katër i fitova zgjedhjet në Gilan dhe isha konstruktiv edhe kohën e fundit ruaja njëfgar uniteti, në fakt nuk paguhet. Dhe, erdh Lumiri e mori hazër dhe kjo tregon se pak a shumë se LDK-ja ka rënë pre e presionit të publikut dhe këtij virusit të VV-së dhe me një VV që e kemi brenda dhe duhet të dalë jashtë dhe të shoh”, ka thënë Syla, duke imituar Hazirin.
Haziri humbi garën përballë Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit me 190 vota mori udhëheqjen e LDK-së. /Insajderi.org






