Ish-kryetari, Fatmir Sejdiu ka kërkuar sot zgjedhje në të gjithë strukturat e LDK’së, e që kërkesa e tij nuk ka kaluar, po ashtu ai ka folur edhe rreth largimit të Vjosa Osmanit.
Sejdiu ka thënë se secili anëtar i Lidhjes Demokratike që nuk është më në këtë parti është një mungesë e madhe.
“Vjosa ka pas një marrëveshje që dihet, ka qenë pjesë e atij konsensusit që të jetë kryeministre e vendit, nuk ka ndodh ajo, natyrisht ka gjete një rrugë tjetër një qasje tjetër, por jo vetëm Vjosa që është në atë pozicion por secili anëtarë i LDK’së është një mungesë për fuqinë e Lidhjes Demokratike”, tha Sejdiu.





