-4.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 21 Janar, 2026
spot_img

‘Vetë more Pfizer, gjysma e mësuesve do ikin për l*sh me AstraZeneca”/ Rama sherr me komentuesit pas nisjes së vaksinimit

Pas mbërritjes së 38 400 dozave të vaksinave AstraZeneca, në Shqipëri procesi i vaksinimit sot u zgjerua me mësuesit dhe pedagogët.

Nisja e vaksinimit me AstraZeneca përkon me një moment debati, pasi disa shtete të BE e kanë pezulluar këtë vaksinë, nisur nga efektet anësore.



Pavarësisht se kryeministri sqaroi se seria e dozave që erdhën në Shqipëri nuk ka lidhje dhe është tjetër nga ajo që ka dhënë efektet anësore në disa shtete, në Facebook-un e Ramës ka patur shumë komente, ku qytetarët shprehën skeptikë.

Një nga komentuesit i thotë Ramës se vetë u vaksinua me Pfizer, ndërsa me AstraZeneca, “gjysma e mësuesve do ikin për l*sh”.



Gjithsesi, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha dy ditë më parë se shtetet nuk duhet të ndalojnë së përdoruri vaksinën e AstraZeneca nga frika se shkakton mpiksje të gjakut, pasi nuk ka asnjë provë se kjo është e vërtetë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT