1.8 C
Mitrovice
E martë, 20 Janar, 2026
spot_img

Njeriu i Rrahman Jasharit paralajmëron Kurtin: Duam këto kërkesa të plotësuara ose e shohim

Koordinatori i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Ymer Ymeri, ka deklaruar se deri më tani janë ekzekutuar shtesat prej 100 eurove për muajin shkurt ndaj mësimdhënësve.

Në një prononcim për Periskopin, Ymeri ka thënë se shtesat për muajin mars nuk janë ekzekutuar ende, ndërsa ka folur edhe për pritjet nga qeveria e re, kryeministër i së cilës pritet të jetë kreu i VV-së, Albin Kurti.



“Për muajin mars nuk janë ekzekutuar ende, por besoj se bëhet së shpejti pasi që Qeveria aktuale ka marrë vendim që Ministria e Financave të sigurojë mjetet për muajin shkurt dhe mars. Nëse vazhdon situata e njëjtë dhe mësimdhënësit duhet të dalin në punë e mësimi të vijohet nëpër shkolla, presim që edhe qeveria e re të vazhdojë pagesat e njëjta për mësimdhënësit”, ka thënë Ymeri.

Ai ka thënë se SBASHK-u do të zhvillojë takime edhe me qeverinë e re që të dakordohen për hapat e mëtutjeshëm.



Në anën tjetër, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj duke folur dje për Periskopin ka treguar tri kërkesat për qeverinë e re, të cilat ka thënë se nëse nuk përmbushen ose negociohen nga qeveria, do të pasojnë edhe veprime tjera sindikale.

Kujtojmë se në Kosovë aktualisht punojnë mbi 28 mijë mësimdhënës. /Periskopi

TË FUNDIT

TË FUNDIT