Ditëve të fundit është shtuar numri i të prekurve me coronavirus. E Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike me virusin COVID-19, do të mblidhet nesër në mëngjes.
Këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media.
“Nesër (e premte, 12 mars 2021) mbahet takimi i radhës i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që në 24 orët e fundit në Kosovë nga totali i 3.621 mostrave të marra, 632 kanë rezultuar pozitive, ndërsa janë regjistruar edhe 8 viktima.
IKSHPK ka njoftuar edhe për 397 pacientë të shëruar nga ky virus.
Në anën tjetër kryeministri në detyrë Avdullah Hoti në një njoftim për media ka deklaruar se masat aktuale do të mbesin në fuqi.
Në këtë takim pritet të marrë pjesë edhe kryeministri në detyrë Hoti.
Ai nesër pritet që të mbaj takim online me kryetarët e komunave dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës.






