1.8 C
Mitrovice
E martë, 20 Janar, 2026
spot_img

Ofroi 20 euro ryshfet për policët, kosovarit i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh

Gjykata Themelore në Prizren, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që t’ia caktojë masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj një personi që i kishte ofruar 20 euro ryshfet Policisë.

Përmes një njoftimi bëhet e ditur se me datën 9 mars, në orët e mbrëmjes në pikën kufitare në Vërmicë, i pandehuri R.S, në lejen e qarkullimit të automjetit kishte futur një kartëmonedhë prej 20 eurosh.

“’Këto të holla i kam lënë për ju, për qejf, për të pirë një kafe dhe për të më mundësuar ta kalojë kufirin meqë ndërrimi paraprak policor më ka refuzuar hyrjen”, i kishte thënë i pandehuri zyrtarit policor.



Si pasojë e kësaj, R.S ishte ndaluar nga Policia për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Dhënie e ryshfetit’, ku edhe i është sekuestruar përkohësisht kartëmonedha në shumën prej 20 eurove.

“Me datë 9 mars, në orët e mbrëmjes në pikën kufitare në Vërmicë, i pandehuri R.S., me t’u afruar te sporteli i kontrollit policor, pasi ia dorëzon dokumentet zyrtarit policor, në lejen e qarkullimit të automjetit e kishte future një kartëmonedhë prej 20 € (njëzet eurosh) dhe i pandehuri i drejtohet zyrtarit policor me fjalët ‘’këto të holla i kam lënë për ju, për qejf, për të pirë një kafe dhe për të më mundësuar ta kalojë kufirin meqë ndërrimi paraprak policor më ka refuzuar hyrjen’’, me ç’ rast i pandehuri R.S., ndalohet nga policia ku edhe i është sekuestruar përkohësisht kartëmonedha në shumën prej 20 € (njëzet eurosh)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT