8.2 C
Mitrovice
E diel, 29 Mars, 2026

25-vjeçarja nga Kosova që punon si shofere e autobusit në Zvicër

Ndër shumë vajza dhe gra shqiptare që po tregohen të suksesshme në fusha të ndryshme në diasporë, është sigurisht edhe Erolina (Maliqaj) Gashi, e lindur në Kosovë dhe e rritur në Zvicër.

Ani pse në shtetin e Kosovës vozitja e autobusëve nga një femër vazhdon të jetë e pazakont, në shtetet evropiane kjo gjë është më se normale, veçmas në Zvicër.

Erolina (Maliqaj) Gashi është vetëm 25-vjeçare dhe po në këtë moshë arriti të bëhet shoferja e parë e autobusit në kantonin e Ticinos, ëndërr kjo që në moshën e saj të re, shkruan tutje albinfo.ch.

Ajo ka lindur në një fshat kosovar, Poslisht, të komunës së Prizrenit. Ndërkohë që në moshën pesëvjeçare emigroi në Zvicër për t’iu bashkuar familjes së saj.

“Në moshë shumë të re, kur i kisha vetëm 5 vjeç, emigrova në Zvicër dhe iu bashkova familjes sime, babait tim, Misinit, bashkë me mamin, Jetmiren dhe motrën Mirinda. Babai ka jetuar dhe ka punuar në Zvicër që nga viti 1989, e bashkimi i familjes ishte parësor dhe një nismë e re për familjen time dhe mua, në realizimin e ëndrrave të mia”, tregon Erolina.

Gjithashtu, ajo ndan edhe historinë e saj lidhur me ambientimin jo të lehtë në Zvicër, shoqërinë, shkollimin etj.

“Në filim ishte shumë e vështirë për mua, isha mësuar me një kulturë tjetër në Kosovë, pavarësisht që isha shumë e re. Pastaj, përjetimi i luftës si fëmijë, traumave, gjërat që i kishim përjetuar sikurse të gjithë njerëzit e Kosovës në atë kohë, kanë pasur ndikim tek unë. Por, me kalimin e kohës, ne si familje dhe personalisht unë gradualisht u intergrova shumë mirë, si në ambientin e shkollimit, ashtu edhe në shoqërinë zvicerane”, shprehet ajo.

Vlen të theksohet se Erolina mësimet i ka përfunduar në shkollën “Media” në Viganello, ku më pas vazhdoi edhe 3 vjet të tjera në nivelin profesional “Arte Mestieri SAMS Viganello, Lugano”.

Erolina që e vogël kishte shprehur dëshirën për vozitje dhe aq më shumë kur shikonte ngasjen e autobusëve.

“Kur isha në moshë shumë të re, ëndërroja se do të bëhem shofere dhe vazhdimisht e pyesja babain se a do të vijë dita që edhe ne femrat të vozitim, duke ia përshkruar autobusin që kalonte pranë nesh”, tregon ajo.

TË FUNDIT

TË FUNDIT