-7.9 C
Mitrovice
E martë, 20 Janar, 2026
spot_img

Armend Zemaj tregon se a do të ketë shtrëngim të masave anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur rreth mundësisë së shtërngimit të masave anti-Covid.

Zemaj është shprehur se këtë javë nuk pritet të ketë masa të reja, por të enjtën do të bëhet rivlerësimi i komunave sipas zonimit.



Ai në Kanal10 ka thënë se nëse është nevoja në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së, nëse kërkohet nga qeveria masa shtërnguese për uljen e infeksionit do të shqyrtohen.

“Këtë javë jo, ne e kemi këtë zonimin që e bëjmë në 3 zona që i kemi përcaktuar, në këtë javë është rritur numri në zonën e kuqe, do të shohim në këtë javë nëse do të ketë, siç e bëjmë vlerësimin javor, të enjtën do të dalim zyrtarisht, nëse është nevoja ftojmë Komitetin dhe në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së, eventualisht nëse kërkohet nga qeveria e Kosovës të shtërngojë masat ose të marrë masa shtesë për uljen e infeksionit.”, tha Zemaj.



Qeveria e Kosovës është paralajmëruar për protesta nga kategori të ndryshme biznesore në Kosovë në rast se shtërngohen masat.

TË FUNDIT

TË FUNDIT