-7.9 C
Mitrovice
E martë, 20 Janar, 2026
spot_img

”Të fala nga Republika e Kosovës”, Çitaku i reagon Federatës së Futbollit të Spanjës

Kosova pritet të luaj ndeshje futbolli me Spanjën për eliminatorët e botërorit Katar 2020. E Spanja është njëri nga 5 vendet e BE-së që ende nuk e njeh shtetin e Kosovës, të cilit në një postim ju referuar vetëm si territor.

E ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku i ka reaguar Federatës spanjolle të futbollit, e cila ka hezituar t’i referohet Kosovës si shtet.



Federata spanjolle vendin tonë i është referuar si “territori i Kosovës”, ndërsa Vlora Çitaku i ka dërguar të fala Spanjës, duke ia treguar edhe flamurin e Kosovës.

“Hmmm 🙂 Të fala nga Republika e Kosovës”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

Shteti spanjoll nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por vendosi që loja të luhet atje Në një postim nga Federata Spanjolle e futbollit thuhet se lista për ndeshjet e marsit do të publikohet më datë 15.

Më pas, në postim tregohen ndeshjet që do t’i ketë ekipi spanjoll, ndërsa Kosovës i referohen si “territori i Kosovës”.



“Spanja fillon rrugëtimin për Katar 2022 ndaj Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës” – thuhej në postim.

TË FUNDIT

TË FUNDIT