-4.8 C
Mitrovice
E martë, 20 Janar, 2026
spot_img

Plaçkitet mjeti transportues me paratë e Procredit Bank, dy persona të lënduar

Një mjet transportues me para të Procedit Bank, është plaçkitur nga persona akoma të panjohur, mëson GazetaBlic.

E gjithë ngjarja ka ndodhur tek Liqeni i Badovcit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.



Nga kompania Besa Security, përgjegjëse për bartjen e parace kanë deklaruar për ‘GazetaBlic’ se janë dy persona të lënduar.

Ata gjithashtu shtojnë se janë nisur drejt vendit ku ka ndodhur e gjithë ngjarja.



“Të lënduar ka, janë dy persona. Krejt në rregull është, tani jemi nisur në vendin e ngjarjes”, thotë ai.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë ngjarje që ka ndodhur pak më parë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT