17 C
Mitrovice
E martë, 24 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Gjest i mrekullueshëm: Mitrovicasi gjen një kuletë dhe e kërkon personin që i ka humbur

Në një nga qendrat tregtare në Mitrovicë, përkatësisht në shitoren A&M, qytetari nga Mitrovica, Rafet Tahiri, deri sa po bënte shopping, ka gjetur një kuletë, dhe ai menjëhere ka treguar shpirtin e tij prej një zotëriu të vërtetë, dhe këtë lajm e ka publikuar në profilin e tij në facebook, që ta gjejë personin që i ka humbur dhe ta kthejë kuletën e gjetur.

Ky është një gjest i mrekullueshem nga  Rafeti, gjest për të cilin shumë qytetarë të Mitrovicës e mirëpriten dhe treguan respekt për Rafetin, duke komentuar ne profilin e tij në shenjë falenderimi dhe respekti. Më poshtë po ju sjellim statusin e tij në facebook:

Sot rreth orës 14:15 në Qendrën Tregtare në Mitrovicë në shitoren A&M kam gjetur këtë kulet me disa para dhe kartela bankare që janë në emër të Znj. Lumnije Avdiu.
Ju lutem nëse e njeh dikush le ta lajmëron. Mundet të më lajmërohet në mesengjer timin.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT