9.5 C
Mitrovice
E martë, 24 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Gjendje e mjerueshme: Familja në Pejë jeton në vagon të trenit

Varfëria në Kosovë edhe këtë vit po shënon vlera të larta, ndërsa në një gjendje të mjerueshme gjendet edhe një familje në Pejë. Jeton Krasniqi bashkë me gruan dhe vajzën, jetojnë në një shtëpi që për bazë e ka një vagon të trenit, transmeton Gazeta Metro.

Ka tri vite që Jeton Krasniqi, me gruan Albulenën dhe vajzën 3 vjeçare jetojnë brenda kësaj hapësire të vogël. Për këtë shtëpi kjo familje paguan qira çdo muaj.

Sipas kryefamiljarit, asistenca sociale në vlerë prej 95 eurosh është e pamjaftueshme për të mbajtur familjen. E gjendja jo e mirë shëndetësore e tij, ka komplikuar edhe më shumë gjërat. Ai është operuar dy herë, dhe trajtohet edhe për një telashe tjetër me gjëndrat tiroide.

Kjo familje e cila është zhvendosur nga një fshat i Skenderajt në Pejë, shpreson në ndihmën e institucioneve apo njerëzve bamirës që të sigurojnë një vend për banim para dimrit. “Vec ta kem nji kulm mbi kokë se ish shumë vshtirë…”, ka thënë zonja e “shtëpisë”. E në Komunën e Pejës, thonë se nuk ka një kërkesë zyrtare nga kjo familje që t’i bëhet zgjidhje për banim.

Por sipas drejtorit për shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Pejë, Petrit Loci, në këto raste prioritet kanë banorët e Komunës përkatëse, në këtë rast të Pejës. Ndryshe, sipas Locit, Komuna e Pejës brenda një viti ka ndërtuar 20 shtëpi për familjet në nevojë, por të gjitha kanë qenë banorë të Pejës./gazetametro.net</

https://video.gjirafa.com/jeta-e-nje-familje-brenda-nje-vagoni-te-trenit

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT