9.5 C
Mitrovice
E martë, 24 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Pasi dha dorëheqje nga koalicioni VAKAT: Duda Balje tregon çfarë do të bëjë tutje

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka dhënë dorëheqje nga koalicioni VAKAT, duke thënë se do të vazhdojë si pjesë e grupit parlamentar 6+, shkruan Gazeta Metro.

Gjatë ditës së sotme, Balje njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga koalicioni VAKAT, pasi që siç tha ajo, për shkak të agresivitetit të rritur gjatë fushatës së zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Vendimi im është personal, por edhe moral, si një përgjigje që nuk dua të legjitimizojë disa aktivitete që ndërlidhen me punën e  partisë (DSB), si dhe me lëvizjet politike dhe interesat, të bëra nga një rreth i ngushtë njerëzish kryesisht për qëllim dhe ambicie personale, duke marrë parasysh komunitetin dhe pasojat e mundshme”, ka thënë Balje.

Angazhimin politik ka treguar se do ta vazhdojë si pjesë e grupit parlamentar 6+, përmes të cilit thotë se do të vazhdojë të luftojë për interesat e boshnjakëve edhe në legjislaturën e ardhshme. “Prioriteti im do të jetë sikur më përpara, prioritetet e komunitetit boshnjak”, ka thënë Balje./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT