-2.7 C
Mitrovice
E hënë, 19 Janar, 2026
spot_img

Ndryshon kategorizimi i komunave nëpër zona

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka bërë kategorizimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh, transmeton Gazeta Sinjali.

Me kategorizimin e ri, nga sot e deri më 12 mars, në zonën e kuqe janë këto 14 komuna: Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Kllokoti, Mitrovica e Jugut dhe Lipjani.

Në zonën e verdhë janë 13 komuna: Vushtrria, Podujeva, Ferizaji, Deçani, Vitia, Rahoveci, Graçanica, Prizreni, Novobërda, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja dhe Istogu.

Ndërkohë, në zonën e gjelbër janë 11 komuna: Skenderaj, Klina, Drenasi, Dragashi, Juniku, Malisheva, Mamusha, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi dhe Ranillugu.

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:

Mitrovica e Veriut nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
Mitrovica e Jugut nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
Leposaviqi nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
Gjilani nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
Gjakova nga zona e verdhë ka kaluar në zonën e kuqe
Kamenica nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe
Zubin Potoku nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe
Kllokoti nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e kuqe
Shtimja nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
Istogu nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
Deçani nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
Rahoveci nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
Prizreni nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
Novobërda nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
Suhareka nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
Kaçaniku nga zona e gjelbër ka kaluar në zonën e verdhë
/Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT