-4.2 C
Mitrovice
E hënë, 19 Janar, 2026
spot_img

Vuçiq i kërkon Lajcakut formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot në Beograd me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Vucic ka deklaruar para Lajçakut se Serbia kërkon formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe ka insistuar se duhet zbatuar marrëveshjet e arritura më herët.



“Përfundimi ynë është që Serbia do të insistojë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të mërparshme. Kjo nënkupton edhe formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe gjithçka që nuk është përmbushur”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme për dialog dhe ai mund të vazhdojë në prill apo maj, ndërsa ka shtuar se beson se SHBA’ja do t’ia lë dialogun BE’së.

TË FUNDIT

TË FUNDIT