Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka ka thënë se nuk po i kupton sjelljet e Sami Kurteshit të Vetëvendosjes gjatë mbledhjeve të tyre.
Daka thotë se kështu më herët me përfaqësuesit e Vetëvendojes nuk ka ndodhur.
‘’Ndoshta është mirë me kuptu Kurteshin sepse nuk i kuptoj sjelljet e tij ashtu. Edhe më 2019 kemi pasë dy përfaqësues të VV’së me të cilët kam pasë raport normal dhe njerëzor, po ashtu bashëpunim të jashtëzakonshëm. Asnjëherë nuk është vë në pikëpyetje mënyra se si I kam menaxhu e votu. E cuditshem pse përnjëherë u gjithë ky mllef apo thjesht prania ime I pengon dikujt. Kurteshin asnjëherë në jetë se kam taku më herët. Nuk kam pranu të bisedoj me të jashta mbledhjeve rreth raportit’’, deklaron ajo.
Që 11 vjet jam kryetare dhe asnjëherë ska pasë momente të tilla’’, transmeton Periskopi.





