Angela Martini ka hapur arkivat e fotografive të fëmijërisë. Pak para publikimi të librit të saj të ri “Dashuri, shpresë, dritë”, Angela Martini u bë nostalgjike për ditët e fëmijërisë, shkruan lajmi.net.
“E gjitha filloi në Shkodër”, ka shkruar ajo sipër fotografisë, në të cilën ishte gati njëvjeçe. Për ndryshe, në librin “Dashuri, shpresë, dritë”, Angela flet për jetën e saj gjatë këtyre viteve, ndërsa promovimin e saj do ta bëjë në Shqipëri.
Ajo përmes Instagramit njoftoi se më 14, 15 dhe 16 nëntor, të interesuarit mund ta takojnë atë dhe të marrin autografet e saj.