-2.6 C
Mitrovice
E diel, 18 Janar, 2026
spot_img

Tërmet i fuqishëm, lëkundjet ndihen edhe në Kosovë

Një tërmet i fuqishëm prej 6.9 shkallësh u regjistrua afër qytetit Larisa, në pjesën lindore të Greqisë.

Sipas Qendrës Sizmike Evropiane për Mesdheun, tërmeti kishte epiqendër me thellësi prej vetëm dy kilometrave nën sipërfaqen e Tokës. Tërmetet me thellësi të ulët të epiqendrës zakonisht janë më të rrezikshme për të shkaktuar dëme.



Tërmeti ndodhi në orën 11:16 dhe epiqendrën e pati 24 kilometra në veriperëndim të qytetit Larisa.

Dridhjet janë ndier edhe në Prishtinë dhe në disa pjesë të Shqipërisë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT