0.1 C
Mitrovice
E diel, 18 Janar, 2026
spot_img

E papritur, Grenell godet keq Kurtin: Kurti është majtist anti-amerikan, kundërshtoi Clintonin, Bushin, Obaman dhe Trump, Biden ta ndalojë

Ish-emisari i Administratës së Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurit rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Grenell e ka quajtur Kurtin “majtist anti-amerikan”, ndërsa thotë se kreu i VV-së ka qenë kundër Administratës dhe politikës së SHBA-së ndër vite, ku përmend Bill Clintonin, Geroge Bushin, Barack Obamën dhe Donald Trumpin.



“Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA’së që janë sygjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump. Ai gjithmonë është anti-amerikan”, ka shkruar Grenell në Twitter.



Ish-emisari ndërkohë ka ftuar administratën e Joe Biden që ta ndalojë Kurtin.

Kujtojmë se marrëveshja për njohje reciproke Kosovë-Izrael është arritur më 4 shtator të vitit 2020 si rezultat i ndërmjetësimit të presidentit amerikan, Donald Trump.

TË FUNDIT

TË FUNDIT