0.1 C
Mitrovice
E diel, 18 Janar, 2026
spot_img

Plaku në Shqipëri e përshëndet Albin Kurtin si enverist

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Lezhës për të kujtuar dhe nderuar 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës.

Nga aktiviteti për të kujtuar dhe nderuar 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, duke iu referuar Besëlidhjes, Kurti tha se populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet.

“Sot shënojmë përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. Të veprojnë siç do donin Skënderbeu e rilindësit tanë. Populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet dhe të largojë këtë krizë që e ka pllakosur”, tha ai.

Gjatë ecjes siç shihet në video, Kurti u përshëndet nga një qytetar i moshuar i Shqiprisë në mënyrë të njejtë si komunistët, duke vendosur grushtin në kokë.

Për ta parë videon, klikoni KËTU.

TË FUNDIT

TË FUNDIT