IKSHPK ka publikuar raportin e përditshëm mbi rastet e reja të infektimit me koronavirus, shkruan Mitrovica SOT.
Përveç 488 rasteve të reja, IKSHPK njoftoi edhe për 8 raste të reja të vdekjes. Një nga rastet është edhe një 37 vjeçar nga Peja.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (81, 77, 65, 78 vjeç), Klinë 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (37 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Suharekë 1 rast (87 vjeç)”, thotë njoftimi nga IKSHPK.
Ndryshe,sipas raportit në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 270 pacientë.






