Një organ zhvillimi dhe investimesh është ngritur në kryeqytetin kosovar, Prishtinë me degë në Izrael nga gjashtë izraelitë, përfshirë tre ushtarakë, që synojnë krijimin e marrëdhënieve të biznesit dhe ushtrisë/mbrojtjes midis të dyja vendeve.
Kjo siç shkruan dtt-net.com, vjen pasi Kosova dhe Izraeli lidhën raporte diplomatike gjatë muajit shkurt.
Ujdia për njohje mes dyja shteteve u arrit më 4 shtator të vitit të kaluar në kuadër të marrëveshjes së Washingtonit.
Ndërkohë, në Kosovë ende po shqyrtohet respektimi ose jo i ujdisë që u arrit në Ëashington në një bisedë telefonike mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.




