1.6 C
Mitrovice
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Lista Serbe i kundërpërgjigjet Vetëvendosjes, thotë se punon për serbët dhe jo për politikanët shqiptarë

Lista Serbe i është kundërpërgjigjur deklaratave të nënkryetarit të Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, i cili tha se kjo parti duhet ta njohë Kosovën dhe Kushtetutën e saj. Partia tha se punon për interesat e serbëve dhe jo të partive shqiptare, njofton Klan Kosova.

“Lista Serbe është një parti e përgjegjshme ndaj popullit serb dhe është duke luftuar për interesat e tyre dhe jo për t’iu bërë favore dhe për t’iu plotësuar kënaqësitë e partive shqiptare dhe udhëheqësve të tyre politikë”.

“Për këtë gjë ata e kanë Rashiqin, Petroviqin dhe Rada Trajkoviqin dhe të ngjashëm, të cilëve populli serb qartë dhe zëshëm iu ka treguar se çfarë mendon për ta, duke iu dhënë mbështetje me promila”.

Gjithashtu në reagimin e tyre thanë se është e çuditshme se Lëvizja Vetëvendosje nuk respekton Kushtetutën e Kosovës por edhe obligimet që Prishtina ka ndaj popullit serb, duke përmendur edhe marrëveshjen e Brukselit.

Bislimi në një intervistë ka thënë se Vetëvendosje nuk ka nevojë për Listën Serbe që ta formojnë qeverinë si parti fituese.

Po ashtu edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, më herët kishte thënë se Lista Serbe duhet të qëndrojë në opozitë dhe se nuk është e domosdoshme që ministrinë që me Kushtetutë i takon komunitetit serb ta udhëeqë kjo parti.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT