2.7 C
Mitrovice
E diel, 18 Janar, 2026
spot_img

Hyn ilegalisht në Kosovë, policia e kap në kufi, por i dyshuari u ikën sërish për në Serbi

Një person dyshohet se ka hyrë ilegalisht në Kosovë nga Serbia, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë bërë të ditur se i dyshuari u kap nga policia në fshatin Vracevo të Leposaviqit, dje rreth orës 16:50.

Gjatë kontrollit, patrulla policore ka vërejtur se i dyshuari e kishte të mbushur furgonin me mallra të ndryshme dhe vegla të punës.

Pasi që i janë marrë dokumentet dhe telefoni, policia e ka sugjeruar të dyshuarin të drejtojë automjetin në drejtim të stacionit policor në Leposaviq, por Sinjali mëson se i dyshuari ka ndërruar drejtimin e rrugës.

Nëpër terren të vështirë, ai ka arritur që të largohet në drejtim të kufirit me Serbinë.

Policia e Kosovës e ka përcjellë, por nuk ka arritur ta ndalojë për shkak të terrenit të papërshtatshëm.

Sinjali merr vesh po ashtu se prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast, të cilin e ka iniciuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”./Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT