Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur dje në Mitrovicën e Veriut, me ç’rast janë shkaktuar dëme materiale pa lëndime në njerëz.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës dhe mosrespektimit të shenjave në trafik.
Siç ka mësuar gazeta, shoferi i veturës i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin, i është bërë alkool testi me ç’rast ka rezultuar që i njëjti ka qenë nën ndikim të alkoolit 2.11 % promila.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente./Gazeta Sinjali/





