-2.3 C
Mitrovice
E diel, 18 Janar, 2026
spot_img

Hajnat thyejnë një lokal në Vushtrri, vjedhin cigare

Një person nga Vushtrria ka raportuar në polici se persona të panjohur nga lokali i tij kanë vjedhur disa pako me cigare në vlerë prej 3 mijë e 187 euro dhe janë larguar me një veturë me targa finlandeze.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet se zyrtari i sigurimit ‘’Panther’’ deri sa ka qenë në ndjekje të veturës së dyshuar ka vërejtur se njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri dhe kanë ikur.

Siç mëson gazeta, njësitë policore kanë vazhduar ndjekjen e personave të dyshuar por të njëjtit kane arrit të ikin.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e pistoletës kalibri 9mm.

Rasti është duke u hatuar nga organet kompetente. /Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT