1.7 C
Mitrovice
E diel, 18 Janar, 2026
spot_img

Genta Ismajli befason me dukjen në palestër, duket ndryshe nga paraqitjet tjera

Genta duket ndryshe në foton e fundit.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, është emër shumë i dashur për publikun, shkruan lajmi.net.

Ajo kujdeset që të kurohet deri në detaje në paraqitjet e saj publike, ndërsa shumë shpesh ndan fotografi të reja në rrjete sociale.

Genta i kushton kujdes të madh edhe linjave trupore, andaj është aktive në palestër pothuajse çdo herë.

Në rrjete sociale, trajneri i saj, Gen Zeqiraj ka publikuar një fotografi krah saj, në të cilën këngëtarja duket shumë ndryshe.

Artistja tregonte linjat trupore e veshur në veshje sportive, por në fytyrë dukej më ndryshe prej paraqitjeve të zakonshme.

Kjo gjë duhet të jetë si rezultat i lodhjes nga ushtrimet që Genta i ka bërë në palestër.

Kujtojmë se Genta Ismajli është në lidhje dashurie me biznesmenin Huseyin Usta, ndërsa po punon edhe rreth projekteve të reja muzikore, të cilat fansat e saj mund t’i dëgjojnë së shpejti

TË FUNDIT

TË FUNDIT