Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët i përcjellur me rënie të temperaturave për 9-11 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga verilindja.
Presioni atmosferik mbetet i lartë, dukshëm mbi vlerat e normales.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.
Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike në viset e ulëta dhe mesatare mbeten jo të mira për shkak të ndotësve, ndërsa në viset malore paraqitet një situatë më e mirë biometeorologjike. /Gazeta Sinjali



