3.5 C
Mitrovice
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img

Mitrovicë: Vetura e Doganës aksidentohet duke ndjekur kontrabandistët, lëndohen dy oficerë doganorë

Një veturë e Doganës së Kosovës në mbrëmjen e të premtes ka pësuar një aksident në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavilevci, i cili bëri të ditur se vetura ishte në ndjekje të një furgoni të dyshuar për kontrabandë nga Serbia.

Si pasojë e këtij aksidenti, dy oficerët doganorë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët për momentin janë duke marrë trajtim mjekësor.

“Rreth orës 20:30 në rajoni e Mitrovicës njësitet e Doganës gjatë ndjekjes së një furgoni të dyshimtë për kontrabandim me mallra prej Serbisë kanë pësuar aksident. Dy oficerët doganorë kanë pësuar lëndime dhe janë për momentin në kontrollë mjekësore”, tha Stavilevci./Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT