4.1 C
Mitrovice
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img

Petkovic krenohet me hartën e Lajcak, përqesh Vjosa Osmanin: S’ka zgjidhje pa Serbinë

Drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Serbi, Petar Petkovic i ka reaguar ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

Petkovic i ngazëllyer si gjithë politikanët serbë me veprimin e Emisarit të BE’së, Miroslav Lajcak, është shfaqur i gëzuar me pamjen e hartës ku Kosova shihet si pjesë e Serbisë dhe pikërisht ajo gjendet në zyrën e sllovakut të BE’së.

Ai ka ironizuar dhe përqeshur me Vjosa Osmanin kinse Kosova po bën hile dhe blofe këto dita në raport me BE’në dhe Serbinë.



Vegla e presidentit serb, Aleksandar Vucic, ka shkruar tutje se nuk do të ketë kompromis për Kosovën pa marrëveshje me Serbinë.

“Përse brengoseni ju aq shumë për një hartë, nëse e vet deklaruara Kosovë është e pavarur siç pretendoni?
Aty ku ju shihni kufij, siç i shohim edhe ne në përputhje me kushtetutën e Serbisë, tregon sesa larg jemi nga njëri tjetri dhe se na duhet dialog dhe kompromis.

Dhe nuk do të ketë kompromis pa marrëveshje me Beogradin.
Është pak qesharake që ju sulmoni Beogradin për krime, derisa liderët tuaj janë në Hagë, të akuzuar për krimet më të tmerrshme ndaj civilëve serbë. Nuk po ju ecën edhe aq mirë këto ditë me hilet e blofet këto ditë. E vërteta është më fuqishme se gjithçka”, thuhet në reagimin e Petkovic ndaj Osmanit.



Kujtojmë se Petkovic njihet ndryshe si vegël e presidentit serb, Aleksandar Vucic dhe i cili kryen punën me direktivat e caktuar të tij.

TË FUNDIT

TË FUNDIT