1.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
spot_imgspot_img

Fatmir Limaj për ftesat nga Specialja: Asgjë s’keni parë, çfarë keni për të parë

Kreu i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i njohur në luftën e Kosovës me nofkën Komandant Çeliku, ka folur rreth ftesave të Gjykatës Speciale.

Ndërsa u diskutua ftesa për intervistim e Kadri Veselit, Limaj tha se Kosova është tronditur atë ditë kur u votua Gjykata dhe tani të gjithë do i shohin pasojat, njofton Klan Kosova. Kosova është tronditur atë ditë kur është votuar Gjykata Speciale. Ata që se kanë ditë e kanë kuptuar sot.

Nuk ka vend në botë, çka është duke ndodhur me ne. Me u djeg krimi mbi baza etnike! – krimi është krim nuk njeh bazë etnike dhe me shku me ndjek një grupacion veç një etnitet e jo tjetrin, ky është racizëm – është e padrejtë.

Ne e kemi kundërshtuar por fatkeqësisht deputetët e këtij Parlamenti e kanë votuar. Mirë është me i pyet ata që e kanë votuar Gjykatën Speciale – Si po ndihen?”.

Limaj në Analizën Zgjedhore të Klan Kosovës, paralajmëroi se nuk do të jenë vetëm këto ftesa ndaj liderëve për intervistim, pasi shtoi se pjesë e Speciales do të jetë secili pjesëtar i UÇK-së.

Kjo asgjë s’është. Kurrgjë s’keni pa – çka keni me pa. Akuzat, gjykimet, dënimet e mundshme – për çka është krijuar Gjykata? -kush ka qenë pjesëtar i UÇK-së, krejt kanë me i thirrë. Çdo pjesëtar i UÇK-së ka mundësi me u thirrë, kur t’do Gjykata Speciale. Kjo nuk është spektakël, është mjerim, pasojat i shohim më vonë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT