Kryeministri në detyrë i vendit, Avdullah Hoti, është takuar sot me me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe me përfaqësuesit e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka treguar se kanë biseduar lidhur me domosdoshmërinë e zbatimit të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe respektimit të masave kufizuese për të gjitha aktivitetet publike.
“Sot kam mbajtur takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe me përfaqësues të dhe të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, për të vlerësuar situatën epidemiologjike me COVID-19 në vend, e cila ka shënuar rritje të rasteve në dy javët e fundit. Në këtë takim është përsëritur domosdoshmëria e zbatimit të rekomandimeve të IKSHPK-së dhe respektimit të masave kufizuese për të gjitha aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike”, ka thënë Hoti. /Gazeta Sinjali/






