2.9 C
Mitrovice
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img

Albin Kurti reagon për rrahjen ndaj gazetarit Duriqi: Koha juaj ka perënduar, njëri-tjetrin mund ta mundim vetëm me fakte, argumente e logjikë

Kandidati për kryeministër nga radhët e LVV, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit brutal ndaj gazetarit Visar Duriqi, shkruan Mitrovica SOT.

Kurti ka thënë se Qeveria që po vjen e konsideron mision ruajtjen e demokracisë dhe lirisë së fjalës. Ai shtoi se ata që mendojnë se mund ta ndalin demokracinë me gangsterizëm, le ta dijnë se koha e tyre ka perënduar dhe se njëri-tjetrin mund ta mundim vetëm me fakte, argumente, logjikë e mjete demokratike.

Postimi i plotë:

Qeveria kujdestare rekordeve të veta të këqija po u shton edhe atë të problemeve me rendin publik. Rrahja e familjarëve të politikanëve për shkak të qëndrimit të tyre politik, rrahja e gazetarëve për shkak të punës dhe fjalës së tyre, janë fenomene negative që populli i Kosovës nuk i duron. Qeveria e ardhshme e konsideron si mision ruajtjen e demokracisë dhe të lirisë së fjalës, bindjes e veprimtarisë politike, sipas ligjit. Ata që mendojnë se mund ta ndalin demokracinë me gangsterizim, le ta dinë se koha e tyre ka perënduar. Njëri-tjetrin mund “ta mundim” vetëm me fakte, me argumente, me logjikë e me mjete demokratike. U bëj thirrje forcave të rendit që me profesionalizëm e angazhim të vënë sa më shpejt para përgjegjësisë dhunuesit.

I uroj shërim të shpejtë e rikthim në detyrë gazetarit Visar Duriqi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT