2.9 C
Mitrovice
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img

Syla: Adem Demaçi e ka vendin në historinë tonë si faktor rezistence, por jo si mendimtar

Opinionisti dhe gazetari Valon Syla ka komentuar debatin që ka nisur dje rreth krahasimit të Adem Demaçit dhe Ibrahim Rugovës.

Syla me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se ideja që Demaçi të ngritët më shumë se sa e ka pasur rolin historik, është rrjedhë e impotencës politike se sa e mos-njohjes së fakteve politike historike.

“Adem Demaçi ishte simbol i një rezistence, një martir që vitet e lira i kaloi në burg si desident… por në fakt, përpos këtij kontributi, nuk kishte vizion politik e as prodhim të sukseseve në procese politike”, ka shkruar ai.

Syla tutje ka thënë se Demaçi ka vend në historinë tonë si faktor rezistence, por jo si mendimtar.

Postimi i plotë:

Ideja me ngritë Demaçin ma shumë se sa e ka pasë rolin historik, është rrjedh e impotencës politike sesa e mos njohjes së fakteve politike historike. Adem Demaçi ishte simbol i një rrezistence, një martir që vitet e lira i kaloi në burg si desident… por në fakt, përpos këtij kontributi, nuk kishe vizion politik e as prodhim të sukseseve në procese politike. Por në simbolikë dhe martirizim. Pra e ka vendin në historinë tonë, si faktor rezistence, por jo si mendimtar. Ballkania e Demaçit është ide jashtë konturave të sponzorëve të Pavarësisë së Kosovës dhe atyre për bashkim, union kombëtar me Shqipërinë. Kaq.

#albanologji #demaçi #vv #marksizëm

TË FUNDIT

TË FUNDIT