2.9 C
Mitrovice
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img

LDK-ja ‘kundër’ Lutfi Hazirit: Kryesia e partisë nuk është në dorëheqje

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka zgjedhur që përmes një reagimi publik të sqarojë opinionin për referimet që iu janë bërë kryesisë së subjektit, duke thënë se janë në “dorëheqje”. Në këtë mënyrë partia e Isa Mustafës e ka demantuar Lutfi Hazirin që ishte i pari që përmendi termin kryesi në dorëheqje për LDK-në.

Një ditë pas rezultateve të para të zgjedhjeve të 14 shkurtit, kreu i LDK-së, Isa Mustafa paralajmëroi dorëheqjen e tij.

Në një konferencë të shkurtë për gazetarët, atë ditë pak foli edhe nënkryetari i subjektit, Lutfi Haziri.

“Nuk ka të bëjë me emra kryetari e tha. Ne jemi kryesi në dorëheqje”, ka thënë Haziri para mediave, kur është pyetur atë ditë nëse do të jetë ai kryetari i ri i LDK-së.

Megjithatë, duket se LDK-së nuk i ka pëlqyer referimi “kryesi në dorëheqje”, pasi që të njëjtët kanë reaguar sot kur këtë term e kanë përdorur mediat.

Në një sqarim për opinionin publik në LDK kanë thënë se sot do të takohet kryesia e partisë ku do të bëhen përgatitjet për Kuvendin e LDK-së ku do të vendoset për kryetarin e ri.

Nga LDK-ja thonë se kryesia nuk është në dorëheqje.

“Për sqarim të opinionit, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit. Vetëm Kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së”, thonë nga LDK-ja.

TË FUNDIT

TË FUNDIT