2.9 C
Mitrovice
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img

“Një hundë dhe disa dhëmbë të thyer s’na frikësojnë”, reagimi i Duriqit pas sulmit

Gazetari i Insajderit, Visar Duriqi, është sulmuar fizikisht mbrëmë nga tre persona të panjohur, në hyrje të banesës së tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Duriqi ka treguar se është në gjendje stabile me shëndet, derisa ka thënë se ata që e kanë porositur këtë sulm, duhet ta dijnë që një hundë dhe disa dhëmbë të thyer nuk i frikësojnë.



Ky është postimi i tij i plotë:

Ne pamundesi per me iu pergjigj te gjithe miqve qe jane interesuar sot per mua, dhe ne pamundesi per ti falenderuar te gjithe: Une jam ne gjendje stabile me shendet. Sa i perket sulmit dhe tre personave qe e kane kryer ate mbrem pas mesnates, ajo eshte çeshte qe i takon Policise dhe Prokurorise. Ata, deri tash po bejne cdo gje qe eshte e mundur me aq sa lejon ligji.

Ata qe e kane porositur kete sulm, e qe per momentin ende nuk i di se kush jane, duhet ta dijne qe nje hunde dhe disa dhembe te thyer nuk eshte qe na frikesojne. Pas stabilizimit me gjendjen shendetesore kthemi qaty ku e kemi lane, me Insajderi dhe InDoks per me raportu njejte si me heret. Sikur nuk ka ndodhur asgje.



Miq, faleminderit edhe nje here per kujdesin.

TË FUNDIT

TË FUNDIT