Në Sofje të Bullgarisë, po mbahet turneu ndërkombëtar i boksit “Stradja”.
Në këtë turne, Donjeta Sadiku, boksierja nga Kosova e ka shënuar një fitore të madhe.
Sadiku ka mposhtur bindshëm 5:0 rusen Orlinda Aleksandrova.
Kjo përballja ishte e vlefshme për kategorinë deri në 60 kg, derisa Sadiku gjatë tri raundeve tregoi boks cilësor.
Ndryshe, nga ora 18:00 në kategorinë deri në 81 kilogramë, Besart Pireva do të boksojë ndaj ukrainasit, Kost Maxym.




