2.2 C
Mitrovice
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img

Vodhi veturën në Pejë, policia e arreston në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë që dyshohet për vjedhje të veturës.

Këtë e ka konfirmuar për Veriu.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për regjionin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Njësitet policore në kuadër Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, gjatë natës së datës 24 shkurt 2021, kanë identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të veturës. Policia gjatë ndaljes dhe kontrollit të detajuar kanë vërejtur se i dyshuari drejtuesi veturës nuk posedonte autorizim përkatës për drejtim të veturës” – ka thënë Zahiti.

Sipas Zahiti pas verifikimit të mëtejmë ka rezultuar se vetura me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari ishte raportuar e vjedhur gjatë natës në Stacionin Policor në Pejë.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore është arrestuar i dyshuari si dhe është sekuestruar vetura e vjedhur, ndërkohë që për veprime të mëtejme hetimore rasti iu është proceduar hetuesve policor në Pejë./Veriu.info

TË FUNDIT

TË FUNDIT