Ka shkuar në 14 mijë e 200 numri i votave të refuzuara nga diaspora. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, i cili tha se në total janë pranuar 35 mijë vota deri më tani.
Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i 494 vendvotimeve të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Siç ka bërë të ditur në një konferencë për media zëdhënësi i KQ’-së, deri tani janë numëruar 161 vendvotime nga 494 sa kanë shkuar në rinumërim, që në përqindje i bie 33%.
Po ashtu, Elezi ka njoftuar se janë hapur gjithësej 31 mijë e 164 pako të supozuar me fletëvotime nga diaspora.
Nga këto, janë pranuar 35 mijë votues, teksa janë refuzuar 14 mijë e 200 sosh.





