2.2 C
Mitrovice
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img

Vidhen 8 aparate Bitcoin në veri të Mitrovicës

Kriptovaluta Bitcoin ka gjetur përdorim edhe te qytetarët e Kosovës. Në Kriptovaluta Bitcoin ka gjetur përdorim edhe te qytetarët e Kosovës. Në shumë vende pagesat mund të kryhen me këtë kriptovalutë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndonëse “monedha virtuale”, hajnat kanë gjetur një mënyrë për vjedhjen e tyre.

Në rrugën “Osllobogjenja” në Mitrovicë të Veriut, dje rreth orës 05:00 të mëngjesit janë vjedhur 8 aparate bitcoin.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, pronari i tyre ka raportuar se vlera e aparateve është mbi 10 mijë euro.



“Ankuesi mashkull kosovar raporton se nga tre të dyshuar të pa njohur i janë vjedhur 8 aparate bitcoi me vlerë mbi 10.000 (dhjetë mijë) euro. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT